65 pacientë po trajtohen nga COVID-19, pesë në gjendje të rëndë

 

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 158 pacientë. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19.

Nga pacientët që po trajtohen 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore e 102 janë në oksigjenoterapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:

33 të konfirmuar pozitivë

33 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë./21Media 

Back to top button