65 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4471 testime nga të cilat 65 persona kanë dalë pozitivë për koronavirus, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 25 raste.
Nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 35 persona.
Aktualisht janë 463 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Back to top button