Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejë po trajtohen 67 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 56 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 9 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve pozitivie me koronavirus. Vetëm dje janë shënua 637 raste të reja nga 1712 të testuara. Kësisoj edhe numri i rasteve aktive është i lartë 7.798 Krahas rritjes së numrit të të prekurve, është rritur edhe numri  të vdekurve, vetëm dje janë raportuar 13 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive  prej paraqitjes së virusit për herë të parë në Kosovë në mars është 24.792 prej tyre 768 kanë vdekur dhe 16.226 janë shëruar ./21Media