67 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, 11 nga pacientët e infektuar me virusin korona janë në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa 47 janë në oksigjenoterapi.

“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Në Spitalin e Pejës 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 287 pacientë kanë kryer…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Wednesday, 10 March 2021

Back to top button