Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur” për vitin 2019.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019.

Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 mijë e 13 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm.

Nga gjithsej 1 mijë e 13 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose 42.9% e numrit të përgjithshëm./21Media