Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë regjsitruar 690 raste të reja nga 1 mijë e 566 mostra të marra.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK), bënë të ditur se në 24-orëshin e fundit janë shëruar 337 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

Në 24-orët e fundit në kosovë 16 persona kanë vdekur nga Covid-19. Me këto viktima numri i vdekjeve nga covid-19 në Kosovë ka arritur në 849.

Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.

Institucionet shëndetsore apelojnë të respektohen masat mbrojtese: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!/21Media