Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2 mijë e 560 testime, prej të cilave u konfirmuar 694 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive  janë identifikuar në këto bashki: 334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID, mes tyre një 28 vjeçare.

Ndërsa janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i pandemisë./21Media