Vetëm brenda një dite Polica e Kosovës ka shqiptuar 699 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndërkohë, që në Kosovë numri i rasteve të vdekjeve dhe pozitive po shënon rritje për çka Ministria e Shëndetësisë në krye me Arben Vitinë në mëngjesin e së dielës është paraparë të mbajë  një takim virtual për të diskutuar rreth masave të reja antiCOVID.

Në raportin e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 12 raste të vdekjes dhe 777 raste pozitive me COVID-19.