Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve pozitivie me koronavirus. Vetëm dje janë shënua 637 raste të reja nga 1712 të testuara.

Kësisoj edhe numri i rasteve aktive është i lartë 7.798

Krahas rritjes së numrit të të prekurve, është rritur edhe numri  të vdekurve, vetëm dje janë raportuar 13 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive  prej paraqitjes së virusit për herë të parë në Kosovë në mars është 24.792 prej tyre 768 kanë vdekur dhe 16.226 janë shëruar ./21Media