Spektakli gjigant në garë për ikonën e bukurisë ”Miss Shqiptarja në Botë” ka filluar. Ky event organizohet nga “Gecjan Fashion Gruop”, RTV21 në Kosovë dhe TV21 në Maqedoni.

Janë shtatë javë rresht spektakël ku do të garojnë më të bukurat e shqiptarisë, për të fituar kurorën e “Miss shqiptarja në botë”, shkruan rtv21.tv

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e spektaklit, ku pati shumë argëtim. Shtatë finalistet e javës se dytë janë: Anita Limani, Feride Dugolli, Sindi Limanaj, Belina Gashi, Fatjeta Dervishi, Dea Haxhiu, Valza Rama.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe 5 javë deri në finalen e madhe të “Miss Shqiptarja në Botë”.

Pjesë e jurisë së javës së dytë ishin: Ilir Geci, Kosovare Halimi, Flora Maxharraj, Donika Miftari, Erza Bunjaku, Agon Shala, ndërsa, prezantuese e eventit ishte Nora Fejza./21Media