Ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër rekord i rasteve pozitivie me koronavirus. Vetëm dje janë shënuar 730 raste të reja nga 1794 të testuara.

Kësisoj edhe numri i rasteve aktive është i lartë 7278.

Krahas rritjes së numrit të të prekurve, është rritur edhe numri  të vdekurve, vetëm dje janë raportuar 11 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive  prej paraqitjes së virusit për herë të parë në Kosovë në mars është 24.155  prej tyre 755 kanë vdekur dhe 16.122  janë shëruar ./21Media