Shtatë pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK. Prej tyre katër pacientë janë në gjendje stabile, kurse tre janë në gjendje më të rënde në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Kjo është bërë e ditur nga raporti i Klinikës Infektive.

Po ashtu, njoftohet se sot lirohen nga klinika 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 988 persona me koronavirus, prej tyre 754 janë shëruar ndërsa 29 kanë vdekur./21Media

RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE QKUKPrishtinë, 19 maj 2020Në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 19/05/2020, gjenden të…

Gepostet von Faik Hoti am Dienstag, 19. Mai 2020