Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, raportohet për katër viktima dhe 17 të lënduar.

Siç raportojnë mediat austriake, 7 prej të lënduarëve janë në gjendje kritike.

Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi./21Media