Dy aksidente kanë ndodhur sot në komunën e Klinës ndërsa kanë pësuar lëndime shtatë persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në orët e pasditës ka ndodhur një aksidenti në fshatin Gllarevë. Dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Tutje ai shtoi se në aksidentin e dytë lëndime morën pesë persona.

“Aksidenti tjetër në fshatin Zllakuqan ka ndodhur mes dy veturave dhe janë lënduar pesë persona dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendër të Mjekësisë Familjare. Për të lënduarit kemi marrë informacion se janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë liruar nga spitali”, tha tutje Gashi./21Media