7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja me koronavirus nga 486 testime të bëra.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.
Në total numri i rasteve aktive është 328./21Media

Back to top button