A i keni ditur këto simptoma?

A i keni ditur këto simptoma?

Anemia është një gjendje ku trupi juaj nuk ka mjaft qeliza të kuqe të gjakut, me fjalë të tjera kur ato nuk mbajnë hemoglobinë të mjaftueshme ose kur këto qeliza nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për sjelljen e oksigjenit në trupin tuaj dhe largimin e dioksidit të karbonit nga ai. Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, ju helmoheni nga dioksidi i karbonit. Shkaqet për këtë mund të ndryshojnë dhe kështu mund të ndryshojë edhe trajtimi.

Shkaqet që dërgojnë në anemi janë të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Natyrisht, këto shkaqe ndryshojnë ndryshe tek njerëzit, por nëse dëshironi ta parandaloni aneminë, atëherë kontrolloni këto simptoma.

Ju prezantojmë me 7 simptomat që tregojnë se jeni anemik:

Zbehja e lëkurës

Kur trupi juaj nuk merr shumë oksigjen, atëherë reduktohet numri i rruazave të kuqe të gjakut. Lëkura juaj ndryshon ngjyrë dhe bëhet më e zbehtë. Kjo simptomë nuk aplikohet vetëm në fytyrë, por në të gjithë trupin, sidomos në duar dhe gjuhë.

Çrregullimi i rrahjeve të zemrës

Numri i ulët i hemoglobinës e bënë zemrën tuaj të rrahë më shpejtë se sa që rrahë në kushte normale.

Lodhja

Nëse organet e juaja nuk marrin oksigjenin e nevojshëm, atëherë trupi e ka më të vështirë të prodhojë energji në baza ditore dhe kështu shkakton lodhje.

Probleme me koncentrimin

Të gjitha organet kanë nevojë për oksigjen që të funksionojnë mirë, shkruan rtv21.tv

Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët se që trupi ka nevojë, atëherë ju nuk mund të mendoni qartë dhe fillon të vuani nga mungesa e koncetrimit.

Dobësimi i thonjve

Nëse thonjtë e juaj janë duke marrë formë të pazakonshme dhe po dobësohen dita ditës, atëherë kjo është një simptomë e qartë e anemisë.

Thonjtë kërkojnë oksigjen që të qëndrojnë të fortë, shkruan rtv21.tv

 Buzët e qara

Shumica e njerëzve i kanë buzët e qara për shkak të frymës, diellit apo temperaturave të ftohta. Por, anemia shkakton dhe thekson qarjen e buzëve në qoshet e tyre.

Dëshira për të ngrënë gjëra “të çuditshme”

Shkencëtarët nuk kanë një shpjegim të qartë se përse anemia shkakton dëshirën për të ngrënë gjëra të çuditshme si: dhe, akull etj./21Media

Përktheu dhe përshtati rtv21.tv