Shtatë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 234 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825./21Media

564 TË SHËRUAR DHE 234 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 30 December 2020