Në Shqipëri, nga 2,350 testime për Covid kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë dhe kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve u bën apel qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 58.316 raste, prej tyre 33.634 janë të shëruar, 23.501 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.181 persona.