7 të vdekur dhe 726 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Në Maqedoninë e Veriut edhe sot janë regjistruar numër i lartë i rasteve të reja pozitive me Covid-19.

Për 24 orë, të infektuar nga Covid-19 kanë rezultuar 726 raste të reja, nga 3.144 testet të realizuara.

Ndërkaq janë regjistruar 368 të shëruar dhe 7 viktima.

Nga dy viktima janë regjistruar në Shkup dhe Kërçovë, ndërkaq nga një në Manastir, Negotinë dhe Kavadar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar 103.746 raste pozitive. Jetën e kanë humbur 3.151 pacientë, ndërkaq janë shëruar 91.875 të tjerë. Raste aktive janë 8.720, e gjitha kjo nga realizimi i 526.870 testimeve./21Media

Back to top button