7 të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit vdiqën shtatë persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 325 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 479 persona.

Viktimat janë: 2 nga Shkupi, 2 nga Ohri dhe nga 1 Gostivar, Strugë dhe Probishtip.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi pandemisë është 92.518 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar është 81.316 ndërsa numri i viktimave 2848.

Numri i rasteve aktive për momentin është 8354./21Media

Back to top button