7 viktima nga zjarri në hotelin që po përdorej si spital për Covid-19

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Të paktën shtatë pacientë kanë humbur jetën pas një zjarri në një spital të përkohshëm për Covid në Vijayawada, në jug-lindje të Indisë.

Zjarri shpërtheu në Pallatin Swarna, një hotel që ishte përdorur për të strehuar pacientët, të dielën në mëngjes, transmeton rtv21.tv.

Ai u soll nën kontroll brenda gjysmë ore dhe të gjithë pacientët që mbijetuan janë transferuar në një spital tjetër në qytet, thanë zyrtarët.

Zjarri i së dielës filloi menjëherë pas orës 05:00.

Deri më tani shkaku i përhapjes së zjarrit është i panjohur dhe raportohet se është nisur një hetim./21Media