Djaloshi kërkoi diçka që paratë nuk mund ta blejnë!

Djaloshi kërkoi diçka që paratë nuk mund ta blejnë!

Një djalë 7-vjeçar nga Teksasi që jetonte përkohësisht në një strehimore ku strehohen personat e larguar nga dhuna në familje, i shkroi një letër babadimrit.

Punëtorët e strehimores publikuan letrën me një lutje të përzemërt për dhurata dhe diçka që paratë nuk mund ta blejnë.

Djaloshi i kërkoi babadimrit libra, një fjalor, një busulle dhe një orë – por mbase kërkesa më e madhe nga burri me të kuqe ishte për një “baba shumë shumë të mirë”./21Media