Thuhet se lëkura e mirë është tregues i shëndetit të mirë ndaj vini re çdo sinjal që ajo lëshon për ju.

Disa zakone të vogla, të cilat mund t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme janë ato që bëjnë diferencën për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme.

Aktiviteti sportiv

Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshme të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj. Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetëshme

Në mënyrë që të eleminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetëshme lëkurës i duhen yndrynat e shëndetëshme. Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët

Një nga elementët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit. Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidant të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C

Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Kujdes me aknet

Aknet apo puçrat që mund t’ju dalin herë pas here në fytyrë janë një proces i zakonshëm i trupit që mund t’ju ndodhë të gjithëve ndaj mundohuni të mos i ngacmon. Ngacmimi i puçrave me duar do të përhapë më shumë mikrobet dhe papastërtitë në fytyrë prandaj në vend të kësaj, mundohuni që t’i lini ato të shërohen vetë.

Flini gjumë

Ka një arsye përse quhet i famshmi “Gjumi i Bukurisë”. Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë.
Flini çdo natë jo më pak se 8 orë.

Zinku dhe vitamina E

Zinku funksionon si një riparues natyral për çdo dëm që mund të keni në lëkurë. Prandaj konsumoni shumë kungull, fara kungulli apo ushqime deti. Vitamina E nga ana tjetër njihet si një hidratuese e mirë e fytyrës që e ndihmon atë të qëndrojë elastike dhe të shkëlqejë. Përtej kapsulave me vitamina E, atë mund ta gjeni edhe tek arrorët, avokado apo peshku.