Eposi i Kreshnikëve frymëzon vajzën e lartësive

Një pjesë e mirë e njerëzve i urrejnë lartësitë, por ka edhe nga ata që i adhurojnë

Njëzet e tre vjeçarja nga Tirana, Dorarta Koka e cila studion për Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës, ka një dashuri të madhe për natyrën shqiptare. Ajo përveçse adhuron lartësitë dhe kontaktin me të bukurën (krijimin), sjell një këndvështrim tjetër mbi raportin me natyrën shqiptare.

Sipas saj, njeriu është shumë i vogël përballë natyrës, por kjo e fundit e ndihmon për të ndryshuar botën e brendshme të secilit, duke bërë të mundur marrjen e vendimeve më të drejta. Nëse nuk e keni menduar ndonjëherë se të bësh ngjitje në mal ju ndihmon vetëm për të parë bukuritë e natyrës, e keni gabim pasi shëndeti mendor qëndron mbi të gjitha, sipas saj.  Me një karakter të fortë, e vendosur për atë çka bën, Dorarta kërkon t’u dhurojë njerëzve një tjetër “botë”, ku bukuritë e vendit tonë janë të mahnitshme dhe emocioni real.

Gjatë ngjitjeve të saj në malet shqiptare, Dorarta realizon edhe video në të cilat asnjëherë nuk e shfaq fytyrën e saj pasi mesazhi për publikun është mjaft i qartë: të duam natyrën, për të ndryshuar botën e brendshme.

Gjithashtu, Dorarta ka shërbyer edhe si guidë turistik për shumë vizitorë të huaj, me qëllim promovimin e vendit.

Back to top button