Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë të hospitalizuar 82 pacientë. Prej tyre, të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 72 pacientë.

Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike.

Sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19./21Media