72 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 min read

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 72 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 443 testime të kryera.

Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 17 qytetarë, duke e çuar në 105 mijë e 633 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Në total numri i rasteve aktive është 305.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të vaksinës.

Deri më sot 130 mijë e 511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media