Punëtorët e minierës së “Trepçës”, janë mbyllur brenda minierës së Trepçës për shkak se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani për portalin rtv21.tv tha se  në minierë gjenden 75 punëtorë.

Osmani tha se në momentin kur e ka pranuar lajmin për ngujimin e puntorëve ka shkruar për t’i vizituar dhe sipas tij, minatorët kanë thënë se do qëndrojnë të ngujuar deri ”në momentin kur do dalin pagat”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor./21Media