Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë.

Sipas njoftimit të këtij spitali, 29 pacientë janë në oksigjenoterapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media