Arriti në 73 numri i personave që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir.

Sipas informacionit të marra nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), 73 qytetarë humbën jetën, shkruan CNN Turk. 743 nga 961 qytetarët që u lënduan, u liruan, ndërsa po vazhdojnë të trajtohen 218 qytetarë.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë punën në tetë ndërtesa në Izmir.

Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ka ndodhur të premten në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media