75 raste të “keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve” në Kosovë

75 raste të “keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve” u raportuan në Polici, vetëm gjatë periudhes janar-tetor të vitit 2021 në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Policia e Kosovës.

Potali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me numrin e fëmijëve që mbetën në mëshirën e fatit dhe shtetit gjatë vitit të kaluar.
Zyrtarja e lartë për statistika sociale në kuadër të ASK-së, Mirvete Fazliu për portalin rtv21.tv ka thënë se 11 fëmijë janë braktisur nga janari deri në shtator të vitit 2021.
Nga 11 fëmijët e braktisur, 6 janë djemë dhe 5 vajza.
Kujtojmë se gjatë vitit 2020 në Kosovë u braktisën 28 fëmijë, 19 djemë dhe 9 vajza./21Media

Back to top button