Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 75 raste të reja me koronavirus në vend.

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 75 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë.

Sot janë shëruar 38 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media

TRIDHJETË E TETË TË SHËRUAR DHE SHTATËDHJETË E PESË RASTE ME COVID-19!

Sot më 20 qershor 2020, në Laboratorin e…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, 20 June 2020