Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sonte se nga 281 mostrat e marra, 69 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

IKSHPK-ja njofton se janë shëruar edhe 75 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144./21Media