Dy ditët e fundit në Kosovë janë shënuar rekorde të rasteve me koronavirus, numri i tyre ka kaluar në mbi 100 në 24 orë.

Kështu më 15 qershor janë shënuar 129 raste, kurse më 16 qershor 141, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.756 raste.

Që nga data 13 mars kur u paraqitën rastet e para në Kosovë, nga COVID-19 kanë humbur jetën 34 persona, teksa janë shëruar 968 të tjerë,  aktualisht janë 754 raste aktive.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome./21Media

NJËQIND E KATËRDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19 DHE PESË TË SHËRUAR!Sot më 16 qershor 2020, në Laboratorin e…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Dienstag, 16. Juni 2020