Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 76 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 885 teste të realizuara, raporton TV21.

Rastet e reja të regjistruara janë, 52 në Shkup, 14 në Tetovë, 2 në Veles, 2 në Gostivar, 2 në Kumanovë, nga 1 në Shtip, Kratovë, Koçan dhe Probishtip.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 26 pacientë të shëruar nga Covid-19 dhe një viktimë./21Media