76 vjeçari kthehet nga Gjermania për të punuar në Kosovë

“Punë t’mbarë” kësaj radhe solli punën e një 76 vjecari nga fshati Prekaz i Epërm. Bëhet fjalë për bujkun, Isuf Hashimin të cilin kolegu Abaz Krasniqi e ka ndihmu.
Hashimi ka treguar se ka mbi 60 ari serra e ato i punon kryesisht vet. 76 vjeçari ka treguar se ka qenë në Gjermani, por është kthyer për të punuar në Kosovë.
“I kanë ligjet e mira e kanë punën e mirë, po kom thonë inshallah bëhet edhe Kosova qeshtu, e kom lëshu gjermanin kam ardhur në Kosovë, nuk jam aspak pishman”, tha ndër tjera Hashimi./21Media

Back to top button