Transformoi shtëpinë në ambient përrallor

Transformoi shtëpinë në ambient përrallor

Ka mbetur edhe pak kohë deri në shënimin e festave të fund-vitit, dhe atmosfera festive tashmë po ndjehet dukshëm në shumë vende rreth botës. Kjo atmosferë u gjallërua edhe në shtëpinë e 76 vjeçares, Betty Ann Jones nga Pontardawe i Uellsit.

Ajo mbushi shtëpinë e saj të tërën me dekorime, me mbi 2 mijë sosh. Në këtë radhë, ajo la pa dekoruar vetem tualetin, këtë për shkak të bashkëshortit të saj, i cili kërkoi që bile tualeti të jetë pa dekorime, shkruan rtv21.tv

Betty, për këtë transformim të shtëpisë shpenzoi hiq më pak se shpenzoi hiq më pak se 30 mijë funta angleze.

Kjo nuk është hera e parë që kjo gjyshe transformon shtëpinë në këtë pamje mahnitëse. Në fakt, ky është viti i dhjetë që ajo për këto festa hap dyert edhe për fëmijët, përkundër asaj bashkëshorti i saj nuk është dakord me të, pasi që siç thotë ajo, ai është si personazhi Scrooge, protagonisti i romanit të Charls Dikensit, të titulluar “A Christmas Carol”.

Betty ka rregulluar çdo pjesë të shtëpisë dhe atmosfera e kremtimit është në nivelin e duhur.

 

Nuk është çudi që Betty, falë kësaj ka marrë edhe nofkën ‘zonja e Krishtlindjes”.

Megjithatë, kësaj radhe, duke konsideruar moshën, Betty ka menduar se është lodhur paksa, dhe se nuk është në gjendje të dekorojë shtëpinë, por me të afruar të sezonit, ajo nuk mundi të rezistojë, dhe iu përvesh punës, duke bërë që shtëpisë së saj ti ketë lakmi çdo kush. Betty ka treguar se brenda ditës i është dashur të ngjitet në shkallë deri në 100 herë për të vënë dekorime dhe kjo nuk ka qenë aspak e lehtë.

76 vjeçarja ka treguar se bashkëshorti i saj nuk është dakord me gjithë këtë që bën ajo, se dekorimet i quan plehra, e kështu mendon edhe biri i saj, por Betty vazhdon me të sajën, ngjalljen e atmosferës e cila po lë pa frymë çdo person.

Sipas saj, në shtëpi ka rreth 14 mijë drita. Betty e cila tani po tërheqë vëmendje me dekorimet edhe jashtë Uellsit, ka thënë se tani në koleksionin e dekorimeve të saja ka dekorime edhe nga vende të tjera si Florida, Las Vegas e Gjermania.

Këtu vlen veçuar edhe diçka. Për të vizituar shtëpinë e Betty-t gjatë këtij sezoni, vizitorët duhet të paguajnë një shumë të caktuar, por ajo këto para i shfrytëzon për diçka mjaft të vlefshme. Betty me to ndihmon njerëzit në nevojë, apo për raste të ndryshme bamirësie./21Media