771 raste aktive me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 771 raste pozitive me COVID-19, ndërsa, viktima nuk ka.
Nga 6 mijë e 553 testime janë shëruar 119 persona.
Ndërkaq, 3 mijë e 064 persona janë vaksinuar vetëm brenda 24 orëve, duke e çuar numrin total në 1.716.223 të vaksinuar.
Ndërsa, 885.613 persona janë vaksinuar me dozën e parë dhe 796.031 me dozën e dytë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 4 mijë e 489./21Media