774 të burgosur shfrytëzuan të drejtën e votës

 

774 të burgosur kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se procesi i votimit tashmë ka përfunduar në të gjitha institucionet korrektuese.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi për portalin rtv21.tv ka thënë se procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Të drejt vote sipas listave të KQZ-së kanë pasur 1 mijë e 134 të burgosur.

Përveç komisionerve të KQZ, në institucione korrektuese procesi i votimit është monitoruar edhe nga Institucioni Avokati i Popullit./21Media

Back to top button