Kompania izraelite teknologjike-mjekësore CorNeat Vision, ia ktheu të pamurit 78 vjeçarit Jamal Furani, pas një dekade.

Kjo kompani këtë e arriti me zhvillim të kornesë artificiale.

Furani filloi të humb të pamurit para dhjetë vjetësh si pasojë e edemës dhe sëmundjeve të tjera, të cilat ndikuan në shkatërrimin e kornesë së syve të tij. Ai humbi të pamurit në të dy sytë, përcjell rtv21.tv

Por falë kornesë artificiale, të kompanisë Cor Neat Vision, këtij 78 vjeçari iu kthye të pamurit, duke u bërë kështu personi i parë në botë që iu bë me sukses implanti i kornesë sinstetike, Kpro.

Procedurën e implantit të kornesë e bëri profesor Irit Bahar, përgjegjës i departamentit të Oftalmologjisë në qendrën mjekësore Rabin Medical Cente, që po ashtu njihet edhe si Spitali Beilinson.

Kompania CorNeat ka bërë të ditur se pacienti Furani menjëherë pas largimit të fashave lexoi një tekst dhe pa anëtarët e familjes së tij.

Sipas saj, momenti kur pacientit iu hoqën fashat ishte shumë emocionues për të, por edhe për vetë kompaninë.

Kompanisë CorNeat Vision, vitin e kaluar iu dha e drejta që të vazhdojnë me eksperimente klinike të kornesë artificiale në dhjetë pacientë. E tani që arritën sukses, nuk mund t’i përshkruajnë me fjalë emocinet që kanë, pasi që e dinë se do t’ua kthejnë të pamurit miliona personave.

Qendra Rabin Medical është miratuar për hapje edhe në disa vende të tjera, si Kanada, Francë, SHBA e Holandë./21Media