Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 782 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 13 persona kanë humbur betejën me COVID-19. Kurse janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20 mijë e 484 që nga fillimi i pandemisë.

Në 4 spitalet COVID po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar./21Media