Në 24 orë kanë humbur jetën 3 qytetarë të moshave mbi 56 vjeç nga Covid-19 në Shqipëri. Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 115 pacientë, 6 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë në 500 testime të kryera për Covid-19, 79 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë./21Media