Kur kemi kohë të lirë, shumicën e saj, gjëja e parë që na vjen në mendje është të shikojmë ndonjë film. Ne i përshtatim zhanret me preferencat tona. Koha përpara se të fillojë filmi i përzgjedhur është koha më e dashur, të gjithë akumulojmë gjithë qetësinë që bartim, të jemi të gatshëm të zhytemi brenda filmit. Si njëri prej llojeve të artit, nuk është vetëm kënaqësia e shqisave ajo që fitojmë nga të shikuarit e një filmi, por edhe mesazhet të cilat arrijmë t’i deshifrojmë vazhdimisht.

Ka gjithmonë një mori gjërash që merr nga një film. Pas fundit të tij nuk jemi i njëjti person si në fillim të tij. Ata na motivojnë, na japin përgjigje për disa gjëra që e kemi pyetur veten ndonjëherë, na mësojnë, por mbi të gjitha na fisnikërojnë.

Pavarësisht se sa adhurues i filmit mund të jemi, nuk kemi gjithmonë aq kohë sa t’ia kushtojmë shumicën atij. Aq më pak një lider që është drejtues i një kompanie.

Për t’ua lehtësuar lundrimin rreth përzgjedhjes, “Fast Company” ka renditur 8 filma të cilët mund ta bëjnë një lider më të mirë.

MCFARLAND, USA (2015)

Ken Blanchard, autor i “The one minute Menage” dhe themelues i “The Ken Blanchard Companies”, tregon për disa mësime të veçanta rreth udhëheqjes, që filmi McFarland i përcjell. Personazhi Coach Jim White (aktori: Kevin Costner), detyrohet ta ndryshojë mënyrën se si ai udhëheqë, që të ketë përformancë më të mirë nga grupi i tij.

THE REVENANT (2015)

Ish menaxheri i marketingut në Apple dhe autor i “The art of start 2.0”, Guy Kawasaki, zgjodhi filmin “The Revenant” që i dha Oskarin e parë aktorit Leonardo Di Caprio. Ai tha se janë disa mësime, të cilat mund t’i mposhtin vështirësitë dhe të risjellin qetësinë, gjëra të cilat janë shumë të rëndësishme për ndërmarrësit.

THE PURSUIT OF HAPPYNESS (2006)

Autori i “The American Success Myth on Film”, Julie Levinson, thotë se edhe pse filmat e Hollywood-it janë bërë nga korporatat, ata janë cinik në lidhje me hierarkitë brenda tyre. Njëri prej këtyre filmave është “The pursuit of Happyness”, ku udhëheqësit e korporatave njohin potencialin e madh të personazhit Chris Gardner (i luajtur nga Will Smith), që fillimisht ishte një shitës, por më vonë i japin atij një mundësi për të t’u bërë i suksesshëm.

MADE IN DAGENHAM (2010)

Filmi flet për një grevë në një fabrikë angleze të automjeteve në fund të viteve të 60-ta dhe ngjarjet që vijnë pas saj. Jane Boursaw, kritik filmi dhe themelues i faqes “Reel Life with Jane”, thotë se ky film tregon se liderët mund të gjenden çdo kund.

Protagonistja Rita O’Grandy (e luajtur nga aktorja Sally Hawkins), është person ngurrues, që të marrë iniciativën të luftojë për pagë të barabarta, por ndërkohë thërret gratë e tjera të kompanisë që të ndjekin nismën e saj.

PULP FICTION (1994)

Kur dy protagonistët kryesor Vincent Vega (John Travolta) dhe Jules Winnfield (Samuel L. Jackon) në film gjenden në telashe, ata thërrasin shefin e tyre. Për t’i qetësuar ata, shefi u thotë se “është duke e dërguar z. Wolf”. Winston Wolfe, është një pastrues, i cili shkon t’i ndihmojë ata të zgjidhin një problem të tmerrshëm, që të dy protagonistët kishin.

“Ai është një zgjidhës problemesh, arrin të ruaj qetësinë dhe e din saktësisht se çfarë duhet të bëj”, thotë Lars Sudmann, ish drejtor për çështje financiare në “Protecter & Gamble Belgium”.

THE BRIDGE ON THE RIVER KWAI (1957)

Producenti dhe themeluesi i “Journal of Popular Film and Television” Sam Grogg thotë se “The Bridge on the River Kwai” është një film i fuqishëm në lidhje me udhëheqjen. Koloneli britanik Nicholson (i luajtur nga Alec Guines) ballafaqohet me rrëmbyesin e tij kolonelin Saito (i luajtur nga Sessue Hayakawa). “Dinamika në mes të këtyre dy kolonëve është një rast studimi në stilin e udhëheqjes dhe rrjedhimeve që ajo sjell”, thotë Grogg.

APOLLO 13 (1995)

Autorja i librit “Leadership Presence: The Influential Intangible”, Marjorie Brody thotë se filmi i saj i preferuar për udhëheqjen është “Apollo 13”

“Nuk ka shembull më të mirë se si komunikimi i mirë dhe konciz kthehet në një udhëheqje efektive për t’i menaxhuar krizat në vendet e punës, edhe në qofshin ato me mijëra milje në hapësirë”, thotë ajo.

KUNG FU PANDA 3 (2016)

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore për Krahasim Global të Organizatës jofitimprurëse, Ashley White, thotë se filmin “Kung Fu Panda” e kishte shikuar që kur ishte 6 vjeçare, por ishte befasuar kur më vonë e kishte kuptuar se i gjithë filmi kishte të bënte me lidershipin, i cili sipas saj ishte realizuar mjaft mirë, përcjell akademi pune.

“Filmi na jep mësime rreth asaj se si të sfiduarit e vetes na bën më të mirë e përveç kësaj edhe rëndësinë e ta pasurit mësues të mirë”, thotë ajo.

Por sipas saj, mësimi më i rëndësishëm i filmit është se liderët janë për të udhëhequr, një mesazh që ka humbur në disa organizata të sotme.