8 Marsi në Kosovë edhe protestë edhe festë

(Lajm i përditësuar)


Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për shënim të kësaj dite në Kosovë janë paraparë të mbahen disa aktivitete.

Ndër to është edhe marshi tradicional i kolektivit “Marshojmë, s’festojmë”, i cili organizohet me thirrjet për barazi dhe drejtësi për gratë. Marshi mbahet nis në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë.

Për nder të kësaj dite do të mbahet edhe konferenca e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Me rastin e 8 Marsit Universiteti i Prishtinës, së bashku me Zyrën për Këshillim Gjinor të KFOR-it, organizojnë konferencën me temën “Investo në Arsimim =Investo në Gra”, ndërkohë që Instituti Shkencor kosovaro-suedez mban konferencën me temën “Gruaja dhe paqja”, në të cilinë do të marr pjesë edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi, organizon festë të veçantë, në të cilën do të marrin pjesë më shumë se 400 gra nga të gjitha komunitetet e komunës së Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë.


Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Back to top button