Në Spitalin e Pejës po trajnohen 36 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga ta 25 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 36 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 25 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 121 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.