Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të shtrirë 8 pacientë me COVID-19. Ndërsa 5 të shëruar do të lirohen për në shtëpi.

Sipas njoftimit të QKUK-së, tre nga 8 pacientët janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kurse nga klinika sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Ndryshe, se sot rreth orës 10:30, ka vdekur pacienti nga Rahoveci, 77 vjeçar, i cili përveç COVID-19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë./21Media