23 të infektuar në Kamenicë

23 të infektuar në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati u ka bërë apel qytetarëve që të respetkojnë rregullat, pas konfirmimit edhe të 8 rasteve të reja COVID-19 në Kamenicë.

“Është shumë me rëndësi t’i zbatoni të gjitha udhëzimet dhe të mos keni kontakte të afërta me të tjerët.Jepeni secili kontributin tuaj duke qëndru #n‘shpi.”, ka shkruar ndër tjerash Kastrati në Facebook.

Deri më tani ën Kamenicë janë konfirmuar 23 raste me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka rritur në 423, orej tyre 71 të shëruar dhe 9 të vdekur./21Media

Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, fatkeqësisht tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Katër raste në Topanicë…

Gepostet von Qëndron Kastrati am Mittwoch, 15. April 2020