Mos e privoni veten nga burimi më natyral në botë

Mos e privoni veten nga burimi më natyral në botë

Nuk ka asgjë më freskuese në botë se sa një gotë e gjatë e mbushur me ujë të ftohtë. Nuk mund ta mohojë askush se ndonjëherë një gotë e vetme me ujë sjell më shumë kënaqësi se sa një filxhan kafe apo pije tjetër.

Pavarësisht këtyre, shumë njerëz nuk pinë ujë mjaftueshëm në baza ditore. Duke e privuar veten nga burimi më natyral në botë, ne vazhdimisht e dëmtojmë trupin tonë, transmeton rtv21.tv

Nëse e gjeni veten në ndonjërën nga situatat e mëposhtme ju rekomandojmë të shkoni dhe të pini një gotë me ujë menjëherë.

1.Goja juaj është e thatë

2.Lëkura juaj është e thatë

3.Jeni shumë të etur

4.Sytë tuaj janë të thatë

5.Rrini gjatë të sëmurë

6.Pesha e muskujve tuaj zvogëlohet

7.Ndiheni të lodhur dhe letargjik

8.Ju përjetoni dhimbje urie

/21Media