Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Sipas Institutit, numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804. Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 77 raste, Komuna Gjilan 17 raste, Komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, Komuna Vushtrri 10 raste, Komuna Viti 8 raste, Komuna Drenas 6 raste, Komuna Fushë Kosovë 6 raste, Komuna Lipjan 6 raste, Komuna Podujevë 6 raste, Komuna Dragash 4 raste, Komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste Komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.