8 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 498 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 498 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609./21Media

641 TË SHËRUAR DHE 498 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, 17 April 2021