Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 8 persona kanë vdekur për 24 orët e fundit nga koronavirusi. Totali i të vdekurve ka shkuar në 94.

Ndërkaq janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Të enjten janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 95 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 118./21Media